Mësoni Estetikën me Frontera Academy !

Të kesh talent është dhuratë, të bëhesh ekspert është Frontera Academy!

Të kesh talent është dhuratë, të bëhesh ekspert është Frontera Academy!

Trajnim “hands-on” me mentorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, teknologji moderne dhe certifikatë zyrtare në përfundim, për t’ju pajisur me aftësi reale që hapin dyert e karrierës suaj.

"Trajnimi praktik ‘hands-on’ në laboratorët e Frontera Academy më dha besim dhe aftësi të nivelit të lartë. Sot punoj si estëtiste në një klinikë prestigjioze – falë mentorëve të përkushtuar!"

Smiling woman esthetician at workplace in aesthetic medicine clinic
Elira D. Senior Estetiste

“Mentorimi individual ishte vendimtar për mua. Çdo mentor më ndiqte hap pas hapi, dhe certifikata zyrtare më hapi dyert e praktikës në një klinikë partner në Itali.”

Laughing man, walking or students on university campus, college or school with scholarship, learnin
Ardit K. Specialist Trajtimesh Anti-Aging

“Programi i avancuar i injektimeve dhe laserave ishte jashtëzakonisht cilësor. Pajisjet moderne dhe qasja praktike më kthyen menjëherë në profesionistin që kisha ëndërruar.”

Klea B Aesthetics Master
Find us on

Rreth Frontera Academy

Fuqizojmë udhëtimin tënd.

Frontera Academy u themelua për t’u ofruar të gjithë studentëve trajnime të nivelit të lartë në estetikë. Ne jemi të përkushtuar t’ju pajisim me njohuritë, aftësitë dhe besimin që të bëheni profesionisti i estetikës që keni ëndërruar gjithmonë.

0K+
Studentë
0+
Instruktorë
0%
Studentë të kënaqur
0+
Sesione

Pse Frontera Academy?

Partneri juaj i trajnimit estetik, çdo hap të rrugëtimit!

Ideal për Fillestarë

Udhëzim hap-pas-hapi që nga dita e parë.

Mentorë Ekspertë

Mësoni nga profesionistë të çertifikuar me pasion të vërtetë për estetikën.

Module të Fokusuara në Teknika

Mësoni procedura estetike, injektime dhe trajtime me lazer – të ndara qartë për t’ju dhënë mjeshtëri.

Orar Fleksibël Mësimor

Mësoni në kohën tuaj, sipas ritmit tuaj, pa limite kohore.

PROGRAMET KRYESORE

Programet për çdo nivel aftësie

Zhvillojeni karrierën tuaj me qejf në Frontera Academy. Programet tona të dizajnuara me kujdes ju ofrojnë një rrugë të qartë mësimore, feedback të personalizuar dhe motivimin e nevojshëm për t’u përmirësuar vazhdimisht.

Fillestar

Bazë

Ndërtoni themelin tuaj praktik në pastrim të thellë, masazh facial dhe trajtime bazë estetike.

Studentë aktivë
0 K+

Avancuar

Avancuar

Mësoni teknikat e injektimit, përdorimin e lazerave dhe metodat anti-aging nën mbikëqyrjen e mentorëve tanë.

Studentë aktivë
0 K+

Masterclass

Masterclass Internacional

Specializime intensive “hands-on” me profesorë të ftuar nga Europa për teknikë në nivel botëror.

Studentë aktivë
0 K+

Planet e Çmimeve

Mësoni më shumë, paguani më pak me opsionet tona të anëtarësimit

Ne besojmë në ofrimin e trajnimit estetik cilësor, të aksesueshëm për të gjithë.

Paketa 1

Për fillestarë

450 €

€450 / muaj ose €4500 / vit

Çfarë përfshihet?

Premium

Për profesionistë & të avancuar

750 €

€750 / muaj ose €7500 / vit

Çfarë përfshihet?

NGJARJET E ARDHSHME

Zbuloni sesionet dhe workshop-et që po vijnë në Frontera Academy.

Bashkohuni me kolegët tuaj, ndiqni klasa të drejtuara nga ekspertët.

Workshop

Workshop Bazë i Trajnimit Estetik

Zhvilloni teknikat tuaja bazë në trajtimet estetike: nga pastrimi i thellë e masazhet faciale, te përdorimi i pajisjeve kryesore. Praktikoni çdo hap “hands-on” me vetëbesim.

Teknikat Laser

Dita e Përsosjes së Teknikave Laser

Përforconi njohuritë tuaja në aparatët më të fundit lazer dhe metodologjitë anti-aging. Ndani eksperiencat tuaja praktike nën drejtimin e ekspertëve ndërkombëtarë.

Masterclass

Masterclass Internacional i Estetikës së avancuar

Përjetoni një seancë intensive “hands-on” me profesorë ndërkombëtarë, duke mësuar teknika të avancuara injektimi dhe trajtimesh anti-aging. Zgjero horizontet tuaja profesionale!

Mentorët Tanë

Takoni Mentorët Tanë

Të përkushtuar t’ju mbështesim në çdo hap të karrierës suaj.

Marina Pagano
Dr. Marina Pagano

Dr. Marina Pagano, e diplomuar në mjekësi, aktualisht mban disa nga rolet kryesore në fushën e mjekësisë estetike dhe më gjerë. Ajo është specializuar në mjekësi estetike, mjekësi termale, kozmetologji, trikologji, nutricion, osteopati, si dhe në mjekësi alternative, fitoterapi, mjekësi kineze dhe ayurvedike. Me një formim multidisiplinar dhe përvojë të gjerë profesionale, ajo i ka kushtuar karrierën integrimit të mjekësisë estetike tradicionale me një qasje holistike dhe inovative.

Brikena Kaja
Dr. Brikena Kaja

Dr. Brikena Kaja është mjeke e diplomuar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (2016), me temë diplome mbi epidemiologjinë dhe trajtimin e leishmaniozës në Shqipëri. Nga viti 2017 deri në 2020 ka punuar si mjeke në Klinikën KEIT, ku ka mbështetur pacientët në periudhën para dhe pas operacionit, si dhe ka asistuar në ndërhyrje kirurgjikale. Është trajnuar në akademi prestigjioze evropiane, me formim të avancuar në teknologjitë lazerike dhe procedurat estetike minimalisht invazive. Gjithashtu, ka marrë pjesë në cadaver lab ndërkombëtare, duke thelluar njohuritë anatomike dhe saktësinë klinike në teknikat injektive.

Dr. Elda Xhafa

Dr. Elda Xhafa është mjeke me mbi 12 vite përvojë në mjekësi dhe mbi 4 vite në mjekësi estetike. Ajo është e specializuar në procedura estetike të avancuara, trajtime me lazer dhe injeksione rigjeneruese, duke vendosur gjithmonë në qendër sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e pacientit. Është trajnuar në akademi prestigjioze evropiane si AGORA (Milano), DEKA Academy (Firence), Croma Academy (Vjenë) dhe Sinclair College (Barcelona).

Dr. Dario Dorato

Dr. Dario Dorato është diplomuar në Mjekësi dhe Kirurgji në Università degli Studi di Napoli Federico II dhe është specializuar në Mjekësi të Përgjithshme në Rajonin e Campanias. Ai ka një karrierë të gjatë në sistemin shëndetësor publik italian, si mjek i kujdesit parësor pranë ASL Napoli 2 Nord në Pozzuoli dhe si mjek fiduciar pranë Ministrisë së Shëndetësisë (SASN) në Romë. Është i specializuar në Mjekësi Estetike, me diplomë nga Scuola Internazionale di Medicina Estetica FIF dhe nga Università degli Studi di Pavia. Gjithashtu, ka përfunduar doktoraturën në Imazheri Diagnostike, me fokus në patologjitë vaskulare periferike.

Mentorët Tanë

Takoni Mentorët Tanë

Të përkushtuar t’ju mbështesim në çdo hap të karrierës suaj.

Dr. Cinzia Tafuto

Specialiste e Podologjisë dhe Kozmetologjisë

Dr. Dario Dorato

Mjekësi Estetike: Teknikat Injektive, Lazer & Kozmetologji

Daniele Caiazzo

Elektromedicale & Epilimi me Lazer – Trajtimet Estetike dhe Mjekësore

Alfonso Abate

Shkencat e Lëvizjes & Noti – Mësues dhe Trajner Federal

Prof. Annamaria Russo

Eksperte e Didaktikës dhe Menaxhimit Arsimor

Pyetjet e Shpeshta

Gjeni këtu përgjigjet për të gjitha pyetjet tuaja.

Më poshtë janë përgjigjet për pyetje të zakonshme rreth mënyrës se si funksionojnë kurset tona dhe si të filloni.

Ne ofrojmë kurs bazë, avancuar dhe masterclass për:

  • Pastrim faciale dhe masazhe profesionale

  • Trajtime lazer dhe anti-aging

  • Epilim tradicional dhe lazer

  • Manikyr-pedikyr me xhel dhe akrilik

  • Bazë: 3 muaj

  • Avancuar: 6 muaj

  • Masterclass: 2–3 ditë intensive

Materialet dhe ligjëratat mbahen në shqip dhe anglisht, me mbështetje dygjuhëshe gjatë gjithë kursit.

Pas përfundimit merrni certifikata zyrtare të njohura nga MEKI dhe MFE, me mundësi praktikë “hands-on” në klinikat partnere.

Për të garantuar vëmendje maksimal, grupet janë maks. 10–12 studentë, me mentor individual për çdo pjesëmarrës.