Programi Profesional i Parukerisë 9 Mujor

Ky program fillon me një hyrje në profesionin e parukerisë dhe prezantimin me teknikat bazë, duke përfshirë njohjen me mjetet e punës, materialet dhe produktet që përdoren në këtë fushë. Gjatë trajnimit pjesëmarrësit mësojnë modele të ndryshme prerjesh për femra dhe meshkuj, si dhe teknika të ndryshme stilimi të flokëve.
Programi përfshin gjithashtu njohuri mbi bojrat e flokëve, nuancat, kombinimet dhe teknikat e aplikimit të tyre. Në vazhdim trajtohet ndërtimi i një portofoli profesional dhe realizimi i sesioneve fotografike, bazat e make-up, si dhe mënyrat e menaxhimit të një salloni bukurie dhe organizimi i burimeve njerëzore. Trajnimi përfundon me një provim përfundimtar për vlerësimin e njohurive teorike dhe praktike