Të formojë profesioniste të kualifikuara në fushën e estetikës dhe mirëqenies së duarve dhe këmbëve, përmes një rruge formimi të strukturuar që bashkon një përgatitje të fortë teorike me një trajnim praktik intensiv. Programi është ndërtuar në përputhje me standardet më të rrepta higjieno-sanitare dhe i përditësuar sipas trendeve më të fundit të modës, për të garantuar aftësi teknike dhe stilistike në përputhje me kërkesat e tregut.
Kursi fillon me bazat e make-up-it, duke përfshirë higjienën, njohjen e produkteve dhe përgatitjen e lëkurës.Pjesëmarrësit mësojnë teknikat kryesore për aplikimin e fondatinës, konturimit dhe ndriçimit të fytyrës.Trajnohen në realizimin e make-up-it për ditë dhe për mbrëmje, duke punuar me ngjyra dhe stile të ndryshme.Kursi përfshin edhe teknika profesionale për make-up të syve, vetullave dhe buzëve.Në fund, pjesëmarrësit praktikojnë në modele për të zhvilluar aftësitë e tyre praktike.
Ky program është krijuar për të gjithë ata që duan të fillojnë një karrierë në botën e parukerisë. Gjatë kursit do të mësoni teknikat bazë të profesionit, përdorimin e mjeteve dhe produkteve profesionale, modele të ndryshme prerjesh, stilime moderne si dhe teknika të bojërave, nuancave dhe kombinimeve të tyre.
Programi përfshin gjithashtu rëndësinë e komunikimit me klientët dhe përfundon me provimin final, ku vlerësohen aftësitë e fituara gjatë kursit.
Ky program është krijuar për të gjithë ata që duan të zhvillojnë një karrierë në fushën e estetikës dhe kujdesit për lëkurën. Gjatë kursit do të mësoni anatominë dhe fiziologjinë e lëkurës, patologjitë më të shpeshta, si dhe trajtime të ndryshme për fytyrën dhe trupin. Programi përfshin gjithashtu bazat e kozmetologjisë, përdorimin korrekt të kremrave dhe teknikat profesionale të epilimit me dyll në të gjitha zonat e trupit.
Ky program përfshin hyrjen në profesionin e parukerisë, prezantimin me teknikat bazë, mjetet e punës, materialet dhe produktet që përdoren në këtë fushë. Gjatë trajnimit mësohen modele të ndryshme prerjesh për femra dhe meshkuj, stilime të flokëve, si dhe përdorimi i bojërave, nuancave dhe teknikave të kombinimit të tyre.Programi përfshin gjithashtu trajtime për flokët si botox dhe keratinë, si dhe rëndësinë e komunikimit profesional me klientët.
Ky program përfshin njohuritë bazë dhe praktike për kujdesin estetik të lëkurës. Ai trajton anatominë dhe fiziologjinë e lëkurës, patologjitë më të shpeshta si aknet, si dhe metodat kryesore të trajtimit estetik të fytyrës dhe trupit.Gjithashtu programi përfshin përdorimin e teknologjive moderne si radiofrekuenca dermofaciale, depilimi me lazer dhe trajtimet e ndryshme me lazer, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, reduktimin e rrudhave, njollave dhe heqjen afatgjatë të qimeve të padëshiruara.
Ky program fillon me një hyrje në profesionin e parukerisë dhe prezantimin me teknikat bazë, duke përfshirë njohjen me mjetet e punës, materialet dhe produktet që përdoren në këtë fushë. Gjatë trajnimit pjesëmarrësit mësojnë modele të ndryshme prerjesh për femra dhe meshkuj, si dhe teknika të ndryshme stilimi të flokëve.
Programi përfshin gjithashtu njohuri mbi bojrat e flokëve, nuancat, kombinimet dhe teknikat e aplikimit të tyre. Në vazhdim trajtohet ndërtimi i një portofoli profesional dhe realizimi i sesioneve fotografike, bazat e make-up, si dhe mënyrat e menaxhimit të një salloni bukurie dhe organizimi i burimeve njerëzore. Trajnimi përfundon me një provim përfundimtar për vlerësimin e njohurive teorike dhe praktike

♦️ Ambiente bashkëkohore dhe moderne
♦️ Pajisje dhe produkte profesionale të standarteve më të larta në treg.
♦️ Profesorë të huaj dhe shqipëtarë me eksperiencë Ndërkombëtare.
♦️ Praktikë profesionale në Klinikat më të njohura si dhe mundësi punësimi.