Programi 9-mujor i Parukerisë është krijuar për ata që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme në industrinë e bukurisë. Programi kombinon teori, praktikë intensive dhe eksperiencë reale në sallon, duke përgatitur kursantët për tregun e punës ose për hapjen e biznesit të tyre.
Programi 6-mujor ofron njohuritë bazë dhe aftësitë praktike për të filluar karrierën në parukeri. Në përfundim, kursantët janë të përgatitur për të punuar në sallone bukurie.
Ky program është krijuar për të gjithë ata që duan të fillojnë një karrierë në botën e parukerisë. Gjatë kursit do të mësoni teknikat bazë të profesionit, përdorimin e mjeteve dhe produkteve profesionale, modele të ndryshme prerjesh, stilime moderne si dhe teknika të bojërave, nuancave dhe kombinimeve të tyre.
Programi përfshin gjithashtu rëndësinë e komunikimit me klientët dhe përfundon me provimin final, ku vlerësohen aftësitë e fituara gjatë kursit.