Ky program është krijuar për të gjithë ata që duan të zhvillojnë një karrierë në fushën e estetikës dhe kujdesit për lëkurën. Gjatë kursit do të mësoni anatominë dhe fiziologjinë e lëkurës, patologjitë më të shpeshta, si dhe trajtime të ndryshme për fytyrën dhe trupin. Programi përfshin gjithashtu bazat e kozmetologjisë, përdorimin korrekt të kremrave dhe teknikat profesionale të epilimit me dyll në të gjitha zonat e trupit.