Ky program përfshin hyrjen në profesionin e parukerisë, prezantimin me teknikat bazë, mjetet e punës, materialet dhe produktet që përdoren në këtë fushë. Gjatë trajnimit mësohen modele të ndryshme prerjesh për femra dhe meshkuj, stilime të flokëve, si dhe përdorimi i bojërave, nuancave dhe teknikave të kombinimit të tyre.Programi përfshin gjithashtu trajtime për flokët si botox dhe keratinë, si dhe rëndësinë e komunikimit profesional me klientët.