Programi Profesional i Parukerisë 3 Mujor

Ky program është krijuar për të gjithë ata që duan të fillojnë një karrierë në botën e parukerisë. Gjatë kursit do të mësoni teknikat bazë të profesionit, përdorimin e mjeteve dhe produkteve profesionale, modele të ndryshme prerjesh, stilime moderne si dhe teknika të bojërave, nuancave dhe kombinimeve të tyre.
Programi përfshin gjithashtu rëndësinë e komunikimit me klientët dhe përfundon me provimin final, ku vlerësohen aftësitë e fituara gjatë kursit.