Ky program përfshin njohuritë bazë dhe praktike për kujdesin estetik të lëkurës. Ai trajton anatominë dhe fiziologjinë e lëkurës, patologjitë më të shpeshta si aknet, si dhe metodat kryesore të trajtimit estetik të fytyrës dhe trupit.Gjithashtu programi përfshin përdorimin e teknologjive moderne si radiofrekuenca dermofaciale, depilimi me lazer dhe trajtimet e ndryshme me lazer, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, reduktimin e rrudhave, njollave dhe heqjen afatgjatë të qimeve të padëshiruara.